The regulation governs interchange fees for card-based payment transactions offered by payment service providers, which relates to retail payment services infrastructure, though the update focuses on fee regulation rather than direct consumer banking products.
Low confidence — REQUIRES HUMAN REVIEW. While payment services have a tangential connection to retail banking operations, this update is primarily about payment scheme regulation and fee caps rather than core retail banking products like deposits or accounts.
Specialism
The regulation establishes maximum interchange fee caps for card-based payment transactions, which constitutes a surcharge-related pricing control on payment methods.
Mandatory inheritance: Surcharging is a child of Supervision, so Supervision must be raised as the secondary tag.
2026-06-22 08:53:42·arahman@vixio.com
Meta Id
3255982
Content ID
3264464
GUID
a076a2fcbcc493aba25d00917a429034
Pipeline Progress
🔄 Pipeline Journey
⏱
40m 37s
total
✓
Queued08:13:04
+40m14s
✓
Metadata08:53:18
+0s
✓
S3 Content08:53:18
+13s
✓
Extracted08:53:31
+6s
✓
LLM Gen08:53:37
+4s
✓
Stored08:53:41
TITLE: Albania Central Bank Approves Regulation on Interchange Fees for Card-Based Payment Transactions
BODY:
On an unspecified date in 2026, Albania's Central Bank Governing Council approved a regulation establishing interchange fee caps for domestic card-based payment transactions conducted within Albania's territory. The regulation applies when both the payer's payment service provider and the payee's payment service provider are located within Albania.
The regulation sets maximum interchange fees at 0.2 percent of transaction value for debit card transactions and 0.3 percent for credit card transactions. These caps apply to payment service providers offering or requesting interchange fees for consumer card transactions. The regulation excludes certain categories of card-based payment instruments, including commercial cards, automated teller machine (ATM) withdrawals, and transactions involving three-party payment card schemes, though specific exemptions apply to four-party schemes under certain licensing conditions.
The regulation establishes business rules requiring separation between card payment schemes and processing entities regarding accounting, organisation, and decision-making processes. It prohibits discrimination between scheme members and other contractual partners, and mandates that payment schemes allow co-badging of multiple payment brands on a single card instrument. The regulation also requires merchants to receive individually specified tariff information for different card categories and brands, prohibits rules forcing merchants to accept all cards within a scheme, and permits merchants to guide consumers toward preferred payment instruments while informing them of applicable fees.
Payment service providers must report interchange fee implementation details to Albania's Central Bank as specified by the bank. The regulation enters into force 15 days after publication in the Official Gazette and remains in effect until Albania's accession to the European Union. Albania's Central Bank serves as the responsible supervisory authority, with enforcement powers including supervisory measures and sanctions under payment services legislation.
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë BANKA E SHQIPËRISË KËSHILLI MBIKËQYRËS Projekt VENDIM Nr.____, datë ___._____.2026 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR TARIFAT E SHKËMBIMIT PËR TRANSAKSIONET E PAGESAVE TË BAZUARA NË KARTË” Në bazë dhe për zbatim të nenit 1, pika 4, shkronja “b”, nenit 21 dhe nenit 43, shkronja “c” të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 129 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 15, pika 1 të ligjit nr. 133, datë 30.4.2013 “Për sistemin e pagesave”, i ndryshuar ; dhe titullit III, nenit 55, pika 5 dhe neneve të tjera të titullit IV, si dhe titullit V të ligjit nr. 55, datë 30.4.2020 “Për shërbimet e pagesave, i ndryshuar; me propozimin e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës dhe Departamentit të Mbikëqyrjes, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, VENDOSI: 1. Të miratojë rregulloren “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesave të bazuara në kartë”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Ngarkohen ofruesit e shërbimeve të pagesave, të përcaktuar në nenin 3, pika 2 të ligjit nr. 55, datë 30.4.2020 “Për shërbimet e pagesave”, i ndryshuar, për zbatimin e këtij vendimi. 3. Ngarkohet Departamenti i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë me ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi. 4. Ngarkohen Kabineti i Guvernatorit dhe Departamenti i Kërkimeve me publikimin e këtij vendimi, përkatësisht në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë. 5. Rregullorja sipas pikës 1 të këtij vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. SEKRETARI KRYETARI Elvis ÇIBUKU Gent SEJKO 1 Rregullore “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesave të bazuara në kartë”1 KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi dhe fusha e zbatimit 1. Kjo rregullore përcakton kërkesa të njëjta teknike dhe të biznesit për transaksionet e pagesave vendase të bazuara në kartë, të kryera brenda Republikës së Shqipërisë dhe, ku si ofruesi i shërbimit të pagesës të paguesit, ashtu edhe ofruesi i shërbimit të pagesës të përfituesit janë të vendosur brenda territorit të saj. 2. Kjo rregullore nuk zbatohet për shërbimet e bazuara në instrumente specifike të pagesave që mund të përdoren vetëm në mënyrë të kufizuar, që plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme: a) instrumente që lejojnë zotëruesin të blejë mallra ose shërbime vetëm në ambientet e emetuesit ose brenda një rrjeti të kufizuar të ofruesve të shërbimeve sipas marrëveshjes së drejtpërdrejtë tregtare me një emetues profesional; b) instrumente që mund të përdoren vetëm për blerje të një kategorie shumë të kufizuar mallrash ose shërbimesh; c) instrumente të ofruara me kërkesë të një sipërmarrjeje ose një enti të sektorit publik dhe të rregulluara nga një autoritet publik kombëtar ose rajonal për qëllime specifike sociale ose tatimore për të blerë mallra ose shërbime specifike nga furnitorë të cilët kanë një marrëveshje tregtare me emetuesin. 3. Kreu II i kësaj rregulloreje nuk zbatohet për: a) transaksionet me karta tregtare; b) tërheqjet e parave në ATM-të ose në sportelin e një ofruesi të shërbimeve të pagesave; c) transaksionet me karta pagese të lëshuara nga skemat tre palëshe të pagesave me kartë; 4. Neni 6 i kësaj rregulloreje nuk zbatohet për skemat tre palëshe të pagesave me kartë. 5. Kur një skemë tre palëshe e pagesave me kartë: a) licencon ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave për emetimin e instrumenteve të pagesave të bazuara në karta ose për pranimin e transaksioneve të pagesave të bazuara në karta, ose të dyja, ose b) emeton instrumente pagesash të bazuara në karta me një partner me markë të përbashkët (co-branding partner), ose nëpërmjet një agjenti, kjo skemë konsiderohet të jetë një skemë katër palëshe e pagesave më kartë. 1 Kjo rregullore është përafruar plotësisht me rregulloren (BE) 2015/751 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 29 prill 2015 “Për tarifat e shkëmbimit të transaksioneve të pagesave të bazuara në kartë”( Regulation (EU) 2015/751 of the European Parliament and of the Council of 29 April 2015 on interchange fees for card-based payment transactions) CELEX: 32015R0751, botuar në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian, OJ L 123, datë 19.05.2015, faqe 1–15. 2 Neni 2 Përkufizime Për qëllimet e kësaj rregulloreje, zbatohen përkufizimet e mëposhtme: 1) “aplikacion pagese” është programi (software) kompjuterik ose ekuivalent i tij i ngarkuar në një pajisje, që mundëson inicimin e transaksioneve të pagesave të bazuara në kartë dhe që i lejon paguesit të lëshojë urdhërpagesa; 2) “emetues” është një ofrues i shërbimeve të pagesave që lidh një kontratë për t’i ofruar një paguesi një instrument pagese, për të iniciuar dhe procesuar transaksionet e pagesave të bazuara në kartë të paguesit; 3) “instrument pagese i bazuar në kartë” është çdo instrument pagese, duke përfshirë një kartë, telefon celular, kompjuter ose çdo pajisje tjetër teknologjike që përmban aplikacionin e duhur të pagesës, që i mundëson paguesit të iniciojë një transaksion pagese të bazuar në kartë, i cili nuk është një transfertë krediti ose debitim direkt siç përcaktohet në nenin 5, pika 6 dhe 48 të ligjit 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”, i ndryshuar; 4) “instrument pagese” është çdo pajisje e personalizuar dhe/ose grup procedurash të rëna dakord ndërmjet përdoruesit të shërbimit të pagesave dhe ofruesit të shërbimit të pagesave dhe të përdorura për të iniciuar një urdhërpagesë; 5) “kartë debiti” është një kategori e instrumenteve të pagesave që i mundëson paguesit të iniciojë një transaksion me kartë debiti, duke përjashtuar ato me karta të parapaguara; 6) “kartë krediti” është një kategori e instrumenteve të pagesave që i mundëson paguesit të iniciojë një transaksion me kartë krediti; 7) “kartë me parapagesë” është një kategori e instrumenteve të pagesave në të cilën ruhet paraja elektronike, siç përcaktohet në nenin 5, pika 31/1 të ligjit 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”, i ndryshuar; 8) “kartë pagese” është një kategori instrumenti pagese që i mundëson paguesit të iniciojë një transaksion me kartë debiti ose krediti; 9) “kartë tregtare” është çdo instrument pagese i bazuar në kartë, i emetuar për sipërmarrjet ose për njësitë e sektorit publik ose personat fizikë të vetëpunësuar, përdorimi i të cilit është i kufizuar për shpenzimet e biznesit, ku pagesat e bëra me karta të tilla ngarkohen drejtpërdrejt në llogarinë e sipërmarrjes ose njësisë së sektorit publik ose të personit fizik të vetëpunësuar; 10) “kompensim neto” është shuma totale neto e pagesave, zbritjeve ose stimujve të marra nga një emetues, nga skema e pagesave me kartë, nga pranuesi ose nga çdo ndërmjetës tjetër në lidhje me transaksionet e pagesave të bazuara në kartë ose aktivitetet e lidhura me to; 11) “konsumator” është një person fizik i cili, në kontratat e shërbimit të pagesave të mbuluara nga kjo rregullore, vepron për qëllime të ndryshme nga tregtia, biznesi ose profesioni i atij personi; 12) “llogari pagese” është një llogari e mbajtur në emër të një ose më shumë përdoruesve të shërbimeve të pagesave, e cila përdoret për ekzekutimin e transaksioneve të pagesave, duke 3 përfshirë një llogari të veçantë për paranë elektronike, siç përcaktohet në nenin 5, pika 31/1 të ligjit 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”, i ndryshuar; 13) “markë e përbashkët” (co-branding) është përfshirja e të paktën një marke pagese dhe e të paktën një marke jo për qëllime pagese (non-payment brand) në të njëjtin instrument pagese të bazuar në kartë; 14) “markë pagese” është çdo emër material ose digjital, term, shenjë, simbol ose kombinim i tyre, i aftë për të treguar nën cilën skemë të pagesave me kartë janë kryer transaksionet e pagesave të bazuara në karta; 15) “ofrues i shërbimeve të pagesave” është çdo person fizik ose juridik, i licencuar për të ofruar shërbimet e pagesave të listuara në Aneksin 1 të ligjit 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”, i ndryshuar, ose i njohur si emetues i parasë elektronike sipas nenit 3, pika 4 të atij ligji. Një ofrues i shërbimeve të pagesave mund të jetë një emetues, ose një pranues, ose të dyja; 16) “pagues” është një person fizik ose juridik që mban një llogari pagese dhe lejon një urdhërpagesë nga ajo llogari pagese, ose, kur nuk ka llogari pagese, një person fizik ose juridik që jep një urdhërpagesë; 17) “përdorues i shërbimeve të pagesave” është një person fizik ose juridik që përdor një shërbim pagese në cilësinë e paguesit ose të përfituesit, ose të të dyjave bashkë; 18) “përfituesi” është një person fizik ose juridik i cili është marrësi i synuar i fondeve që kanë qenë objekt i një transaksioni pagese; 19) “procesim” është kryerja e shërbimeve të përpunimit të transaksioneve të pagesave në kuptim të veprimeve të kërkuara për trajtimin e një instruksioni pagese ndërmjet pranuesit dhe emetuesit; 20) “pika e shitjes” është adresa fizike e ambienteve të tregtarit në të cilën është iniciuar transaksioni i pagesës. Megjithatë: a) në rastin e shitjeve në distancë ose kontratave në largësi (e-commerce) siç përcaktohet në legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorit, pika e shitjes është adresa e vendit fizik të biznesit në të cilin tregtari ushtron aktivitetin e tij, pavarësisht nga vendndodhjet e website-it ose serverit përmes të cilëve iniciohet transaksioni i pagesës; b) në rast se tregtari nuk ka një vend fizik biznesi, pika e shitjes është adresa për të cilën tregtari ka një licencë të vlefshme biznesi, përmes së cilës është iniciuar transaksioni i pagesës; c) në rast se tregtari nuk ka as një vend fizik biznesi dhe as një licencë të vlefshme biznesi, pika e shitjes është adresa e korrespondencës për pagesën e taksave të tij të lidhur me veprimtarinë e tij të shitjes, përmes së cilës është iniciuar transaksioni i pagesës; 21) “pranuesi” është një ofrues i shërbimeve të pagesave që lidh një kontratë me një përfitues për të pranuar dhe procesuar transaksionet e pagesave të bazuara në karta, të cilat rezultojnë në një transferim fondesh tek përfituesi; 4 22) “simbol i përbashkët” (co-badging) është përfshirja e dy ose më shumë markave të pagesave ose e aplikacioneve të pagesave të së njëjtës markë, në të njëjtin instrument pagese të bazuar në kartë; 23) “skema e pagesave me kartë” është një grup i vetëm rregullash, praktikash, standardesh dhe/ose udhëzimesh për ekzekutimin e transaksioneve të pagesave të bazuara në kartë dhe që është i ndarë nga çdo infrastrukturë ose sistem pagese që mbështet funksionimin e tij dhe përfshin çdo organ specifik vendimmarrjeje, organizatë ose subjekt që është përgjegjës për funksionimin e skemës; 24) “skema katër palëshe e pagesave me kartë” është një skemë e pagesave me kartë në të cilën transaksionet e pagesave të bazuara në kartë kryhen nga llogaria e pagesave të një paguesi tek llogaria e pagesave të një përfituesi, nëpërmjet ndërmjetësimit të skemës, një emetuesi (nga ana e paguesit) dhe një pranuesi (nga ana e përfituesit); 25) “skema tre palëshe e pagesave me kartë” është një skemë e pagesave me kartë në të cilën vetë skema ofron shërbime të pranimit dhe emetimit dhe transaksionet e pagesave të bazuara në kartë kryhen nga llogaria e pagesave të një paguesi në llogarinë e pagesave të një përfituesi brenda skemës. Kur një skemë trepalëshe e pagesave me kartë licencon ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave për emetimin e instrumenteve të pagesave të bazuara në kartë ose për pranimin e transaksioneve të pagesave të bazuara në kartë, ose të dyja, ose emeton instrumente pagesash të bazuara në kartë me një partner me markë të përbashkët (co-branding partner), ose nëpërmjet një agjenti, atëherë ajo konsiderohet të jetë një skemë katër palëshe e pagesave me kartë; 26) “subjekt procesues” është çdo person fizik ose juridik që ofron shërbime të procesimit të transaksioneve të pagesave; 27) “tarifa e shërbimit të tregtarit” është një tarifë e paguar nga përfituesi tek pranuesi, në lidhje me transaksionet e pagesave të bazuara në kartë; 28) “transaksion me kartë debiti” është një transaksion pagese i bazuar në kartë, duke përfshirë ato me karta të parapaguara, që nuk është një transaksion me kartë krediti; 29) “transaksion me kartë krediti” është një transaksion pagese i bazuar në kartë, ku shuma e transaksionit i debitohet plotësisht ose pjesërisht paguesit në një datë specifike të muajit kalendarik për të cilin është rënë dakord paraprakisht, në përputhje me një lehtësi krediti të paracaktuar, me ose pa interes; 30) “transaksion pagese i bazuar në kartë” është një shërbim i bazuar në infrastrukturën dhe rregullat e biznesit të një skeme të pagesave me kartë për të kryer një transaksion pagese me anë të çdo karte, pajisje telekomunikacioni, digjitale ose IT ose program/software, nëse kjo rezulton në një transaksion me kartë debiti ose krediti. Transaksionet e pagesave të bazuara në karta përjashtojnë transaksionet e bazuara në lloje të tjera të shërbimeve të pagesave; 31) “transaksion pagese ndërkufitar” është një transaksion pagese i bazuar në kartë ku emetuesi dhe pranuesi ndodhen në shtete të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian, ose kur 5 instrumenti i pagesës i bazuar në kartë është lëshuar nga një emetues i vendosur në një shtet anëtar të ndryshëm nga ai i pikës së shitjes; 32) “transaksion pagese vendas” nënkupton çdo transaksion pagese të bazuar në kartë, i cili nuk është një transaksion pagese ndërkufitar; 33) “transaksion pagese” është një veprim, i iniciuar nga paguesi ose në emër të tij, ose nga përfituesi i transferimit të fondeve, pavarësisht nga çdo detyrim i nënkuptuar ndërmjet paguesit dhe përfituesit; 34) “urdhër pagese” është çdo instruksion nga një pagues për ofruesin e tij të shërbimeve të pagesave që kërkon ekzekutimin e një transaksioni pagese. KREU II TARIFAT E SHKËMBIMIT Neni 3 Tarifat e shkëmbimit Tarifë shkëmbimi është një tarifë e paguar për çdo transaksion direkt ose indirekt (p.sh. nëpërmjet një pale të tretë) ndërmjet emetuesit dhe pranuesit të përfshirë në një transaksion pagese të bazuar në kartë. Kompensimi neto ose remunerim tjetër i rënë dakord, konsiderohet pjesë e tarifës së shkëmbimit. Neni 4 Tarifat e shkëmbimit për transaksionet me karta debiti dhe karta krediti të konsumatorit 1. Ofruesit e shërbimeve të pagesave nuk ofrojnë ose kërkojnë një tarifë shkëmbimi, për çdo transaksion, më të lartë se: a) 0.2% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë debiti; b) 0.3% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë krediti. 2. Ofruesit e shërbimeve të pagesave dorëzojnë pranë Bankës së Shqipërisë informacionin për zbatimin e tarifave të shkëmbimit sipas përcaktimeve në këtë nen. Banka e Shqipërisë përcakton përmbajtjen, afatet dhe mënyrën e raportimit. Banka e Shqipërisë mund të kërkojë që ky informacion të certifikohet nga një auditor i pavarur. Neni 5 Ndalimi i shmangies nga detyrimet (Prohibition of circumvention) Për qëllimet e zbatimit të tavaneve të përcaktuara në nenin 4, çdo remunerim i rënë dakord, përfshirë kompensimin neto, me një objekt ekuivalent ose efekt ekuivalent me atë të tarifës së shkëmbimit, i përfituar nga emetuesi prej skemës së pagesës me kartë, prej pranuesit të pagesave me kartë ose prej ndonjë ndërmjetësi tjetër, në lidhje me transaksionet e pagesave ose aktivitetet e ndërlidhura me to, trajtohet si pjesë e tarifës së shkëmbimit. 6 KREU III RREGULLAT E BIZNESIT Neni 6 Ndarja e skemës të pagesave me kartë dhe subjekteve procesuese 1. Skemat e pagesave me kartë dhe subjektet procesuese: a) duhet të jenë të pavarura për sa i përket proceseve të kontabilizimit, organizimit dhe vendimmarrjes; b) nuk i paraqesin çmimet për skemën e pagesave me kartë dhe aktivitetet e procesimit në mënyrë të grupuar dhe nuk i ndër-subvencionojnë këto aktivitete; c) nuk diskriminojnë në asnjë mënyrë ndërmjet filialeve ose aksionarëve të tyre nga njëra anë, dhe përdoruesve të skemave të pagesave me kartë dhe partnerëve të tjerë kontraktualë nga ana tjetër, dhe në veçanti, nuk e kushtëzojnë ofrimin e ndonjë shërbimi të vet, me pranimin nga partneri i tyre kontraktual të ndonjë shërbimi tjetër që ata ofrojnë. 2. Banka e Shqipërisë mund t’i kërkojë një skeme pagesash me kartë të sigurojë një raport të pavarur që konfirmon përputhjen e skemës me pikën 1 të këtij neni. 3. Skemat e pagesave me kartë duhet të lejojnë mundësinë që mesazhet e autorizimit dhe klerimit të transaksioneve të pagesave të bazuar në një kartë të vetme, të ndahen dhe të procesohen nga subjekte të ndryshme procesuese. Neni 7 Simboli i përbashkët (co-badging) dhe zgjedhja e markës së pagesës ose aplikacionit të pagesës 1. Çdo rregull i skemës së pagesave me kartë dhe rregullat në marrëveshjet e licencimit ose masat me efekt të njëjtë, që vështirësojnë ose pengojnë një emetues të përdorë simbol të përbashkët të dy ose më shumë markave të ndryshme pagesash ose të aplikacioneve të pagesave në një instrument pagese të bazuar në kartë, janë të ndaluara. 2. Kur konsumatori lidh një marrëveshje kontraktuale me një ofrues shërbimi pagese, ai (konsumatori) mund të kërkojë dy ose më shumë marka të ndryshme pagese në një instrument pagese të bazuar në kartë, me kusht që një shërbim i tillë të ofrohet nga ofruesi i shërbimit të pagesave. Brenda një periudhe kohore të mjaftueshme përpara nënshkrimit të kontratës, ofruesi i shërbimit të pagesave i siguron konsumatorit informacion të qartë dhe objektiv mbi të gjitha markat e disponueshme të pagesave dhe karakteristikat e tyre, duke përfshirë funksionalitetin, koston dhe sigurinë e tyre. 3. Çdo ndryshim në rregullat e skemës dhe në rregullat e marrëveshjeve të licencimit, për trajtimin e emetuesve ose pranuesve në lidhje me simbolin e përbashkët të markave të 7 ndryshme të pagesave ose të aplikacioneve të pagesave në një instrument pagese të bazuar në kartë, duhet të jetë i arsyetuar dhe jodiskriminues. 4. Skemat e pagesave me kartë nuk imponojnë kërkesa raportimi, detyrime për të paguar tarifa ose detyrime të ngjashme me të njëjtin objekt ose efekt, tek ofruesit e shërbimeve të pagesave emetues dhe pranues të kartave, për transaksionet e kryera me çfarëdo pajisje në të cilën është e pranishme marka e tyre e pagesave, për sa i përket transaksioneve për të cilat nuk përdoret skema e tyre. 5. Çdo parim i rutimit (routing principles) ose masë ekuivalente që synon drejtimin e transaksioneve nëpërmjet një kanali ose procesi specifik, dhe standarde dhe kërkesa të tjera teknike dhe të sigurisë për trajtimin e dy ose më shumë markave të ndryshme të pagesave dhe aplikacioneve të pagesave në një instrument pagese të bazuar në kartë, duhet të jetë jodiskriminues dhe duhet të zbatohet në mënyrë jodiskriminuese. 6. Skemat e pagesave me kartë, emetuesit, pranuesit, subjektet procesuese, dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve teknike nuk do të vendosin mekanizma, software ose pajisje automatike në instrumentin e pagesës ose në pajisjen e vendosur në pikën e shitjes, të cilat kufizojnë zgjedhjen e markës së pagesës ose aplikacionin nëpërmjet të cilit kryhet pagesa, ose të dyja, nga paguesi ose nga përfituesi, kur përdorin një instrument pagese me simbol të përbashkët. 7. Përfituesit e pagesës ruajnë mundësinë e instalimit të mekanizmave automatikë në pajisjet e përdorura në pikën e shitjes, të cilat përzgjedhin me përparësi një markë të caktuar pagese ose një aplikacion pagese. Përfituesit e pagesës nuk do ta pengojnë paguesin të anashkalojë një përzgjedhje të tillë automatike me përparësi, të vendosur nga përfituesi në pajisjet e tij, për kategoritë e kartave ose instrumenteve të lidhura të pagesave të pranuara nga përfituesi. Neni 8 Moskombinimi i tarifave 1. Çdo pranues pagese me kartë i ofron dhe i tarifon përfituesit të tij tarifat e shërbimit të tregtarit të specifikuara individualisht për kategori dhe marka të ndryshme kartash pagese, me nivele të ndryshme të tarifave të shkëmbimit. 2. Në përjashtim nga pika 1 e këtij neni, pranuesi mund të tarifojë kundrejt tregtarit një tarifë të kombinuar në rastin kur përfituesi i kërkon pranuesit, me shkrim, të tarifojë tarifa të kombinuara të shërbimit të tregtarit. 3. Pranuesit, në marrëveshjet e tyre me përfituesit, përfshijnë informacion të specifikuar individualisht mbi shumën e tarifave të shërbimit të tregtarit, tarifave të shkëmbimit dhe tarifave të skemës, të zbatueshme për çdo kategori dhe markë kartash pagese, përveç rastit kur përfituesi bën një kërkesë të ndryshme me shkrim. 8 Neni 9 Rregulli “respektoni të gjitha kartat” 1. Skemat e pagesave me kartë dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave nuk zbatojnë asnjë rregull që detyron përfituesit që pranojnë një instrument pagese të bazuar në kartë, të emetuar nga një emetues kartash, të pranojnë gjithashtu edhe instrumente të tjera pagesash të bazuara në karta brenda së njëjtës skemë. 2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet për instrumentet e pagesave të bazuara në kartë të konsumatorit, të së njëjtës markë dhe të së njëjtës kategori, si kartë e parapaguar, kartë debiti ose kartë krediti, të cilat i nënshtrohen tarifave të shkëmbimit sipas kreut II të kësaj rregulloreje. 3. Pika 1 e këtij neni zbatohet pa cenuar mundësinë që skemat e kartave të pagesave dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave të garantojë që kartat të mos refuzohen për shkak të identitetit të emetuesit ose mbajtësit të kartës. 4. Përfituesit që zgjedhin të mos pranojnë të gjitha kartat ose instrumentet e tjera të pagesave të një skeme karte pagese duhet të informojnë konsumatorët në mënyrë të qartë dhe të dukshme, ashtu siç bëjnë për pranimin e kartave të tjera dhe instrumenteve të pagesave të skemës së pagesës me kartë. Një informacion i tillë duhet të shfaqet në mënyrë të dukshme tek: a) hyrja e dyqanit dhe tek kasa; b) faqja e internetit të përfituesit ose në një mjet tjetër elektronik ose mjete celulare (mobile medium), në rastin e shitjeve në distancë (online). Ky informacion i jepet paguesit në kohën e duhur, para se ai të lidhë një marrëveshje blerjeje me përfituesin. 5. Emetuesit e kartave sigurojnë që instrumentet e tyre të pagesave janë të identifikueshme në mënyrë elektronike, dhe në rastin e instrumenteve të reja të pagesave të bazuar në kartë, ato duhet të jenë gjithashtu të identifikueshëm në mënyrë të dukshme, duke i mundësuar paguesve dhe përfituesve të identifikojnë pa mëdyshje markat dhe kategoritë e kartave të parapaguara, kartave të debitit, kartave të kreditit ose kartave tregtare që zgjedh paguesi. Neni 10 Rregullat e orientimit 1. Çdo rregull në marrëveshjet e licencimit, në rregullat e skemave, i zbatuar nga skemat e kartave të pagesave dhe në marrëveshjet ndërmjet pranuesve të kartave dhe përfituesve/tregtarëve, i cili pengon përfituesit që të orientojnë konsumatorët drejt përdorimit të çdo instrumenti pagese të preferuar nga përfituesi, është i ndaluar. Ky ndalim shtrihet gjithashtu tek çdo rregull që i ndalon përfituesit të trajtojnë instrumentet e pagesave të bazuar në kartë të një skeme të caktuar, në mënyrë më pak ose më shumë të favorshme se të tjerat. 9 2. Çdo rregull në marrëveshjet e licencimit, në rregullat e skemave, i zbatuar nga skemat e kartave të pagesave dhe në marrëveshjet ndërmjet pranuesve të kartave dhe përfituesve/ tregtarëve, që pengon përfituesit të informojnë konsumatorët për tarifat e shkëmbimit dhe tarifat e shërbimit të tregtarit, është i ndaluar. 3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni, nuk pengojnë zbatimin e rregullave për tarifat, zbritjet ose mekanizmat e tjerë orientues të përcaktuar në legjislacionin për shërbimet e pagesave dhe atë për mbrojtjen e konsumatorit. Neni 11 Informacion për përfituesin mbi transaksionet individuale të pagesave të bazuara në kartë 1. Pas ekzekutimit të një transaksioni individuale pagese të bazuar në kartë, ofruesi i shërbimit të pagesave të përfituesit i siguron përfituesit informacionin e mëposhtëm: a) referencën që i mundëson përfituesit të identifikojë transaksionin e pagesës me kartë; b) shumën e transaksionit të pagesës në monedhën në të cilën është kredituar llogaria e pagesës së përfituesit; c) shumën e çdo tarife për transaksionin e pagesës me kartë, duke treguar veçmas tarifën e shërbimit të tregtarit dhe shumën e tarifës së shkëmbimit. 2. Me pëlqimin paraprak dhe të qartë të përfituesit, informacioni i parashikuar në pikën 1 të këtij neni mund të grupohet sipas markës, aplikacionit, kategorive të instrumenteve të pagesës dhe normave të tarifave të shkëmbimit të zbatueshme për transaksionin. 3. Kontratat ndërmjet pranuesit dhe përfituesit mund të përfshijnë një dispozitë ku informacioni i parashikuar në pikën 1 të këtij neni, të jepet ose vihet në dispozicion periodikisht, të paktën një herë në muaj, dhe në mënyrën e rënë dakord, që i lejon përfituesit të ruajë dhe riprodhojë informacionin të pandryshuar. Neni 12 Vlefshmëria e instrumenteve të pagesave të bazuara në kartë Instrumentet e pagesës të bazuara në kartë, të emetuara deri në datën e zbatimit të kësaj rregulloreje, do të jenë të vlefshme deri në skadimin e periudhës së vlefshmërisë së tyre, të shënuar në ato instrumente pagese. 10 KREU IV DISPOZITA TË FUNDIT Neni 13 Autoriteti përgjegjës Banka e Shqipërisë është autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj rregulloreje bazuar në dispozitat e legjislacionit për institucionet e kreditit dhe legjislacionit për shërbimet e pagesave, dhe aty ku është e nevojshme do të bashkëpunojë me ministrinë përkatëse për mbrojtjen konsumatorit. Neni 14 Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve Në rastin kur emetuesi dhe pranuesi veprojnë në kundërshti me dispozitat e kësaj rregulloreje, përdoruesi i shërbimeve të pagesave ka të drejtën të kërkojë zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjes sipas legjislacionit për shërbimet e pagesave, legjislacionit për institucionet e kreditit, si dhe legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit. Neni 15 Sanksionet dhe ankimimet 1. Banka e Shqipërisë, në rast të shkeljeve të kërkesave të kësaj rregulloreje, zbaton masat mbikëqyrëse dhe/ose sanksionet e parashikuara në nenin 94, pika 5 dhe 6 të ligjit “Për shërbimet e pagesave”, i ndryshuar. 2. Ankimi administrativ dhe gjyqësor kryhet sipas dispozitave të kreut II të Titullit V të ligjit “Për shërbimet e pagesave”, i ndryshuar. Neni 16 Karta universale 1. Për qëllime të kësaj rregulloreje, në lidhje me transaksionet e pagesave vendase që nuk përcaktohen si transaksione me kartë debiti ose krediti nga skema e pagesave me kartë, zbatohen dispozitat për kartat e debitit ose për transaksionet me karta debiti. Në këtë rast, ofruesi i shërbimeve të pagesave informon Bankën e Shqipërisë duke dhënë edhe argumentet përkatëse të klasifikimit të bërë nga ana e tij. 2. Banka e Shqipërisë në bazë të vlerësimeve të saj gëzon të drejtën të rishikojë klasifikimin. Neni 17 Hyrja në fuqi Kjo rregullore hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. 11 Neni 18 Përfundimi i zbatueshmërisë së rregullores Kjo rregullore do të qëndrojë në fuqi deri në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. KRYETARI I KËSHILLIT MBIKËQYRËS Gent SEJKO 12